MENU
klinika

Plani 3-mujor

Rimbursimi i TVSH-së/ Financat: Bizneset që marrin paratë

17.04.2019 - 12:35

Fasot, grumbulluesit dhe eksportuesit janë kategoritë e bizneseve që do të përfitojnë të parët rimbursimin e TVSH-së. Përmes një plani 3-mujor, Ministria e Financave bën të ditur skemën e shpërndarjes.

Detyrime që ka shteti ndaj bizneseve parashikohet që të shlyhen brenda qershorit. Detajet mbi planin e pagesave janë bërë të ditura gjatë një takimi konsultues organizuar nga Ministria e Financave dhe Sekretariati i Këshillit të Investimeve ku ndër të tjera është vënë theksi edhe tek problematika e informalitetit në sektor.

Informaliteti është një faktor që ka kushtëzuar kohë pas kohe buxhetin në vend dhe për këtë kërkohet dhe ndërgjegjësimi më i madh i komunitetit të biznesit jo vetëm për të adresuar këtë problematikë, por edhe për të hapur debatin në lidhje me modelet e përshtatshme ekonomike që garantojnë rritjen ekonomike dhe mos përsëritjen e cikleve të tilla.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të konsiderojnë si prioritet subjektet grumbullues, fason dhe eksportues, dhe do të fokusojnë përpjekjet e tyre në ndërgjegjësimin e biznesit, ndërkohë kanë planifikuar reformimin e administratës tatimore dhe veçanërisht të hetimit tatimor” thuhet në përmbledhjen e bërë nga Sekretariati i Këshillit të Investimit lidhur me takimin e pak ditëve më parë.

tvsh mbi librin-konica.al

Nga ana tjetër bizneset kanë shprehur shqetësimet e tyre sipas sektorëve ku për sektorin e fasonëve është kërkuar që kompensimi i TAP dhe kompensimi i sigurimeve shoqërore në rast vonese të rimbursimit të TVSH-së të shihet me prioritet ashtu sikurse impakti i zhvlerësimit të monedhës euro, nevoja e industrisë së bimëve aromatike dhe medicinale për t’u ripërfshirë në skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit (si p.sh. IPARD Like, IPARD 2, AZHBR); disa opsione mbi taksimin dhe nivelin e rrogave të sektorit, nevoja për më shumë subvencionime nga shteti.

Gjithashtu, bizneset u shprehën mbi probleme të tjera jo të aspektit fiskal, si p.sh. pagesat e shumta të tarifave shtesë si trajnimi i stafit, leja mjedisore, analiza e ujit të pijshëm, sistemi elektrik.