MENU
klinika

10 herë më pak se në BE

Sa kushton 1 orë punë në Shqipëri?

12.04.2019 - 09:57

Bazuar në disa të dhëna të Eurostat, vihet re se në Shqipëri kostoja e punës kushton 10 herë më pak.

Kjo kosto e lirë e fuqisë punëtore, ka tërhequr që pas viteve ’90 industritë fason në Shqipëri, kryesisht në tekstile e këpucë.

Kohët e fundit është shtuar edhe industria mbështetëse e prodhimit të pjesëve elektrike të automjeteve.

Një kompanie në Shqipëri, sipas Institutit të Statistikave një orë pune i kushton 2.5 Euro.

Ndërkohë pas Shqipërisë renditet Bullgaria, ku një ore pune kushton 5.4 euro e më pas Rumania me 6.9 euro.

Në 2018, në të gjithë ekonominë e Bashkimit Europian, duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën shtetërore, kostot e punës ishin 27.4 euro.

Për 2018-n vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.

Sa u rritën kostot e punës në orë për vendet e BE?

-Në të gjithë ekonominë kostot e punës në orë u rritën me 2.7% në BE dhe 2.2% në eurozonë.

Në EuroZonë rritjet më të mëdha ishin në shtetet:

-Letoni, +12.9%
-Lituani, +10.4%
-Estonia dhe Sllovakia, +6.8%

Ndërkohë rritje më të ulët të kostos së punës në orë pati në:

-Maltë, +0.4%
-Finlandë, +1.2%
-Spanjë, +1.3%
-Portugali, +1.4%

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Punojnë, por nuk marrin rrogë"

INSTAT: Sa % e shqiptarëve paguhen pa para?