MENU
klinika

Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez

15.04.2019 - 16:17

Arthur Rimbaud, lindur në 20 tetor 1854, djaloshi-poet i parakohshëm i simbolizmit francez, shkroi disa nga poezitë e jashtëzakonshme të shekullit të XIX. Rimbaud është njohur si një nga krijuesit e vargut të lirë, simbolizmit, absurdit dhe lëvizjes dekadente.

 

Punët e tij më të mira lindën kur ai ishte ende në fillim të adoleshencës. —Victor Hugo e ka përshkruar në atë kohë si “Shekspiri i mitur”—i cili hoqi dorë nga e shkruara përpara se të arrinte të njëzetenjëtat. Imazhet halucinogjene tek “Anija e dehur” dhe nxitja nga Rimbaud në “Letër nga profeti”, ku shkruan se poetët kthehen në profetë duke iu nënshtruar një çmendjeje totale të ndjesive dhe edhe pse vuajtjet janë të tmerrshme poeti duhet të jetë i fortë, të lindet poet “dhe unë e kam njohur veten si poet”,” e pasqyrojnë Rimbaud si pararendës të simbolizmit. Duke diktuar veten në këtë formë, Rimbaud jetoi një jetë jashtëzakonisht intensive, “ekzistencë e torturuar” siç e përshkruan në “Stinë në ferr” .

 

 

Poeti që erdhi të simbolizonte gjenialitetin e panjohur më parë në letrat Franceze ishte i biri i një kapiteni të ushtrisë që dezertoi familjen kur i biri ishte gjashtë vjeç. Ai ishte student brilant në një shkolle provinciale në Charleville, deri në shpërthimin e luftës franko-prusiane, kur u kthye në rebel dhe iku nga shtëpia për një vit vagabondazhi të vazhdueshëm.

 

Ndërkohë ai i kishte dërguar disa poezi Paul Verlain-it, (tjetër poet i mallkuar) dhe në 1871, Verlaine e ftoi në Paris. Shoqëria parisiene poetike dhe letrare e refuzoi duke e konsideruar si arrogant dhe pijanec vulgar e të vrazhdë. Gjatë kësaj kohe Rimbaud dhe Verlaine filluan një lidhje të shkurtër, por përvëluese dhe intensive. Ndonëse Verlaine kishte pasur eksperienca të mëparshme homoseksuale, mbetet e pasigurtë nëse lidhja me Verlaine ishte e para përvojë për Rimbaud. Gjatë kohës së bashku ata patën jetë të egër vagabondësh, të mbuluar nga rrëke absinti dhe hashashi. Ata skandalizonin vazhdimisht shoqërinë letrare parisiene, për hir të sjelljes së egër dhe arrogante të Rimbaud, prototipi i fëmijës së padurueshëm, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe vazhdonte të shkruante vargje të habitshme vizionare. Lidhja e tyre e vështirë vazhdoi sporadikisht përgjatë dy viteve dhe ishte burimi i zhgënjimit të madh shpirtëror që ishte dhe bërthama e “Stinë në ferr”. (Ishte gjatë kësaj kohe që Rimbaud shkroi “Gjuetia shpirtërore,” poemë që Verlaine e quante kryeveprën e tij. Dorëshkrimi u zhduk gjatë udhëtimeve kaotike të të dyve.)

 

Një mëngjes korriku, Verlaine kishte marrë një revolver dhe municione. Atë pasdite, “në një tërbim nxitur nga pija, “ Verlaine shkrepi dy herë në drejtim të Rimbaud, një prej plumbave e plagoi 18-vjeçarin në kyçin e dorës së majtë.

 

 

Verlaine u arrestua për tentativë vrasje dhe iu nënshtrua analizave mjeko-ligjore poshtëruese. Ai gjithashtu u pyet edhe për korrespondencën intime me Rimbaud dhe për akuzat e gruas së tij, që hidhnin dyshime mbi natyrën e lidhjes më Rimbaud. Rimbaud, më vonë e tërhoqi padinë, por gjyqtari gjithsesi e dënoi Verlaine-in, me dy vjet burg.

 

Menjëherë pasi lidhja përfundoi, Rimbaud e braktisi letërsinë. Ai nuk ishte as 20 vjeç. Rimbaud u kthye në shtëpi në Charleville dhe përfundoi prozën “Një stinë në ferrl” – që ende konsiderohet si një nga shembujt pionierë të simbolistikës moderne – pjesa bënte shumë aludime për jetën e tij me Verlaine, përshkruar si drôle de ménage (“farsë shtëpiake”) me frère pitoyable (“vëllain patetik”) dhe vierge folle (“virgjëreshën e çmendur”) për të cilin, ai ishte l’époux infernal (“dhëndri nga ferri”). Në 1874, ai u kthye në Londër me poetin Germain Nouveau, me të cilin kishte grumbulluar koleksionin tjetër gjenial “Illuminations”.

 

 

Rimbaud dhe Verlaine u takuan për herë të fundit në mars 1875, në Shtutgart, Gjermani, pas lirimit të Verlaine nga burgu dhe kthimin e tij në katolicizëm. Por në atë kohë, Rimbaud kishte hequr dorë nga e shkruara dhe kishte vendosur të ndiqte një jetë të qëndrueshme me punë; disa spekulojnë se atij i kishte ardhur në majë të hundës me jetën e egër që bënte, ndërsa disa të tjerë sugjerojnë se ai kërkonte të bëhej i pasur dhe i pavarur që një ditë të jetonte si poet i lirë. Ai vazhdoi të udhëtonte intensivisht nëpër Europë, shumicën e kohës në këmbë.

Në një nga transformimet e tij dramatike, ai u kthye ne tregtar dhe kontrabandist armësh në Afrikë, ku jetoi për pothuajse 20 vjet pa shkruar më asnjë varg. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, në nëntor 10, 1891, vdiq në Marsejë, pasi kishte prerë njërën këmbë nga sëmundja e pashërueshme.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!

Xhek Keruak - letërsia e momentit

“E gjithë jeta është një vend i huaj”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB