MENU
klinika

Fier

Shiu i prillit “bekon” fermerët, nisin mbjelljet e pranverës

16.04.2019 - 14:44

Pas thatësirës së tejzgjatur shiu i prillit erdhi si një bekim për fermerët.

Këta të fundit kanë nisur mbjelljet e pranverës, konkretisht në fshatin Greçallit të Fierit të mbjellat janë përqëndruar tek fasulja dhe misri.

Do të mbjellim këto kulturat pranverore, misrin se pati një periudhë thatësire dhe na pengoi“, shprehen fermerët.

Megjithatë reshjet mjaftojnë vetëm për mbjelljet. Fermerët thotë se prodhimi do të varet nga vaditja.

Pa vaditje toka s’ka prodhim, unë e kisha jonxhë“, theksuan më tej ata.

Tjetër problem për fermerët mbetet kostoja e lartë e përdorimit të teknologjive bujqësore, farërave dhe plehrave kimikë.

Sipas tyre këto shpenzime i bëjnë që në fund të vitit të dalin me humbje.

Janë të larta, 12 mijë lekë dynymi.Do paguaj 300 mijë lekë në këtë tokë këtu, çfarë do të marr unë? Fara është me 4 mijë lekë kg“, nënvizuan fermerët.