MENU
klinika

Nga The Guardian

Të jesh president nuk është komedi…

23.04.2019 - 17:00

Unë jam një shkrimtar komedish, i them vetes gënjeshtra për ta bërë veten të ndihem më mirë në lidhje me vendimet e mia të jetës.

Deri në fundjavën e kaluar, kjo pyetje nëse komedia mund të ndryshonte botën ishte vetëm një mendim hipotetik. Por pastaj, të dielën, komediani Volodymyr Zelenskiy u bë president i Ukrainës dhe gjithçka u bë më reale.

Duhet pranuar, Zelenskiy nuk është komedian mesatar. Ai është ylli i “Shërbëtori i Popullit”.

ku një mësues aksidentalisht bëhet president. Pyetja e madhe për mua është nëse Zelenskiy do të startojë një tjetër sezon të shfaqjes, ndërkohë që do të jetë presidenti. Çdo udhëheqës ka nevojë për një hobi.

Për të kritikuar ekseset më të këqija dhe hipokrizinë e zhveshur të një kundërshtari, komedia është një armë e dobishme.

Një shaka nuk është një histori, por një mashtrim, një mjet për të ndërtuar tension. Në mënyrë të ngjashme, komediano-politikani nuk është i interesuar të ndërtojë një vizion për të ardhmen, por të denigrojë gjithçka që ka ndodhur më parë.

Zelenskiy ka lidhje me oligarkun Ihor Kolomoisky, pronar i kanalit në të cilin shfaqet “Shërbëtori i Popullit” dhe është vështirë të besohet se Kolomoisky nuk po pret më së paku diçka në këmbim të njeriut që ai e ka bërë president.

Frika është se Zelenskiy nuk është anomali, por përfundimi logjik. Komedia e ka ndryshuar botën: është e zhytur gjithçka në cinizëm, duke zëvendësuar shpresën me një qeshje të pakuptimtë.

Jack Bernhardt

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Pavlo Klimkin, ministër i Ukrainës

Putini po e “mbyt” Ukrainën…