MENU
klinika

Studimi

‘Të sëmurë’ nga Pranvera, flemë keq dhe irritohemi më shumë

22.04.2019 - 15:12

Stina e re sjell ndryshime edhe në organizëm me një rritje të nivelit të serotoninës dhe dopaminës gjatë ditëve; pasojat janë më shumë lëvizje, edhe në orët e mbrëmjes, dhe kjo mund të ketë efekte negative tek ritmi, gjumë-zgjim.

Falë temperaturave të pëlqyeshme dhe ditëve më të gjata, dalim më shumë, edhe pas darke, kalojmë më shumë kohë në natyre dhe flemë më vonë, mbi të gjitha në ditët e nxehta.

Por, ka një problem.

Në mëngjes duhet sidoqoftë të zgjohesh në të njëjtën orë, për të shkuar në punë apo shkollë, ndaj reduktohet koha e pushimit dhe në mëngjes me vështirësi ngrihesh nga krevati. E kjo ka pasoja negative tek shëndeti.

Është llogaritur që në rini, me pranverën, vjen thuajse një orë më pak gjumë në natë. Përvec ditëve më të gjata, kemi edhe dritën artificale më të zgjatur, në mbrëmje, dhe kjo shkakton çlirim melatonine, sipas ekspertëve, çka edhe shoqërohet me më shumë vështirësi në fjetje. Si rezultat, jemi më të irrituar gjatë ditës.

Më të rrezikuarit janë ‘zogjtë e natës’, ose ata që e kanë orën biologjike të shtyrë më përpara; flenë vonë dhe zgjohen më vonë se të tjerët. Dhe këta nuk janë pak por 20 për qind e popullatës.

Ndryshimi i stinës ndikon edhe tek fëmijët. Sa më e madhe të jetë koha e gjumit e humbur, aq më të mëdha janë pasojat. Zakonisht, këto efekte të lidhura me ardhjen e pranverës, synojnë të zgjidhen brenda 2 ose 3 javësh, por këshilla e artë është kjo: Një i rritur duhet të flejë rreth shtatë orë në natë, pa përjashtim.