MENU
klinika

Raporti i INSTAT

Turistët amerikanë “pushtojnë” Shqipërinë

24.04.2019 - 13:15

Numri i të huajve që vijnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm në muajin mars.

Numri i vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 74,2% gjatë muajit mars në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars2019, janë 712.983 krahasuar me Mars 2018, ky tregues rezulton me rritje 17,4%. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fudnit të INSTAT sipas të cilit mësohet se në Mars 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 283.910, krahasuar me Mars 2018, ky numër është rriturme 11,8%.

Ndërkohë numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tremujorine parë 2019 është 695.027, duke u rritur kështu 2,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në Mars 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, SHBA ka pasur rritjen më të madhe me 74,2%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Mbreteria e Bashkuarme 63,8%.

Në tremujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur rritjen më të madhe me 33,3%,ndërsa uljen më të ndjeshmee kapasur Spanja me 23,8%.

Daljet

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi,gjatë muajit Mars 2019,janë 728.817 duke shënuar një rritjeme 21,7%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtevetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2019, janë 444.828.

Sipas raportit të INSTAT krahasuar me Mars 2018, ky numër është rritur 22,1%. Daljet e shtetasve të huaj nga territory i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2019, janë 283.989.

Krahasuar me Mars 2018, ky numër është rritur 21,0%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në tremujorin e parë 2019, është 1,249,803 duke u rritur 12,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Punojnë, por nuk marrin rrogë"

INSTAT: Sa % e shqiptarëve paguhen pa para?