Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit.
Zyrtarizimi ishte thjesht çështje kohe pasi në itali kalimi i Contes tek Interi ishte më se i sigurt. Njoftimi e bëri vetë klubi zikaltër në faqen zyrtare, orët e para të kësaj të premteje.
Trajneri nga Puglia, vjen pas eksperiencës me Chelsea-n në Premier League, me një titull kampion të fituar dhe një FA Cup.
Në njoftimin e Interit shkruhet:
“Janë veprimet, vështrimet, detajet që përcaktojnë Antonio Conten. Një jetë dedikuar futbollit, që kur ishte i vogël. I apasionuar dhe i dashuruar me topin deri në atë sa për të u bë objektivi që duhej ndjekur, si futbollist dhe si trajner, duke lënë shenjë në fushë dhe pankinë…”
Conte ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.
?️
I’m here, Inter. ⚫?#WelcomeAntonio #ForzaInter #FCIM #NotForEveryone pic.twitter.com/1UuiMVjvSn
— Inter (@Inter) May 31, 2019
“Jam i sigurt se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë që ekziston, do të na ndihmojë të arrijmë qëllimin tonë që është gjithmonë i njëjtë: ta bëj këtë klub përsëri ndër më të mirët në botë”, – u shpreh presidenti Zhang.
“Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast. Do të përpiqem që me punë të shpërblej besimin e presidentit. Zgjodha Interin për seriozitetin dhe ambicien e projektit, për historinë e këtij klubi. Më goditi qartësia e klubit dhe dëshira për të kthyer Interin aty ku e meriton”, ishin fjalët e para të Contes si zikaltër.