Roma pritet të ketë një revolucion të vërtetë në verën që po vjen.
Eksodit të lojtarëve pritet ti bashkohet edhe trajneri Ranieri, i cili nuk ka bindur dhe do të largohet në fund të sezonit për tu zëvendësuar nga një emër i madh.
Por sipas informacioneve ndryshime mund të ketë edhe në presidencën e klubit kryeqytetas.
Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për interesimin e grupit Qatar Sports Investments, me në krye presidentin aktual të PSG, Nasser Al-Khelaiffi.
Në Francë janë të sigurtë se Al-Khelaiffi dhe i grupi i tij të lodhur nga mosarritja e sukseve në Europë me PSG do të lënë Francën për të blerë një tjetër klub me emër në një kampionat më prestigjoz.
Në vëmendjen e miliarderëve nga Katari ka përfunduar pikërisht klubi kryeqytetas.
Megjithatë, entuziazmin e tifozëve verdhekuq e ka frenuar presidenti aktual i Romës, James Pallotta i cili në një intervistë për mediet italiane është shprehur se lajmet për interesimin e Qatar Sports Investments për Romën janë të rreme dhe nuk janë aspak të vërteta.
Nga ana e tyre, tifozët verdhekuq duke njohur mirë investimet në Paris, do e mirëprisnin këtë ndryshim me ëndrrën se Roma do të shndërrrohej në një ekip të frikshëm me emra të mëdhenj.