MENU
klinika

Triumfi në kampionat

Tifozët e Galatasaray ‘djegin’ Prizrenin!

20.05.2019 - 19:41

Galatasaray u shpall kampion i Turqisë, pas fitores ndaj Istanbul Basaksehir duke u rikthyer në krye të tabelës. 

Gjigandët turq ngritën trofeun e 22-të të titullit kampion, ndërsa ky ishte i teti nën drejtimin e trajnerit Fatih Terim.

Kampionët e rinj të turqisë janë një skuadër që kanë tifozë në gjithë botën njëkohësisht edhe në Kosovë.


Por tifozët më të zjarrtë të Gallata-s duket se janë në Prizren.

Dhjetëra tifozë kanë festuar titullin në Kalanë e Prizrenit duke ndezur fishekzjarre që krijuan një atmosferë mjaft të bukur në mbrëmjen e së dielës.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy vite më parë ku tifozët e Besiktasit festuan titullin e klubit bardhezi po në Prizren.