Juventusi është duke u përgatitur për një revolucion në verë ku do të ketë lëvizje si në merkaton hyrëse ashtu dhe në atë dalëse.
Në pritje të trajnerit të ri “Sky Sport” ka lëshuar bombën e merkatos: Bardhezinjtë kanë arritur akordin me mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic!
Serbi këtë sezon nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme këtë vit, duke shënuar vetëm 4 gola ndërsa në sezonin e shkuar u shpall mesfushori më i mirë.
Por, duke parë këtë transferim të mundshëm, për të cilin do të nisin negociatat mes dy klubeve mediat vijojnë aludimet ku thuhet se atë do ta ndjekë edhe trajneri Simone Inzaghi.
“Tuttomercatoweb” raporton se Presidenti Lotito nuk i ul pretendimet ku kërkon 120 mln euro, por kjo shifër mund të ulet nëse serbi këmbëngul ose nëse “Zonja e Vjetër” përfshin ndonjë lojtar në marrëveshje.