Gjithçka, gati! Festivali i 72-të i filmit në Kanë, çel siparin mbrëmjen e sotme. Dekori ka përfunduar, ndërsa tapeti i kuq pret yjet e shumtë botërorë, përfshirë këtu edhe Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche, që i bashkohen listës së regjisorëve të mëdhenj, të cilët garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach, apo vëllezërit Dardenne.
Mbrëmja e sotme do të sjellë mbi tapetin e kuq, yjet protagonite të kinemasë botërore. pritet të dhurojë spektakël për të gjithë të apasionuarit e filmit. Dekori dhe tapeti i kuq, janë gati për të pritur yjet e kinemasë botërore në edicionin e 72-të të festivalit ndërkombëtar të filmit. Edicioni i këtij viti do të jetë një event historik, pasi për herë të parë, hapet me një film horror, “The Dead Do not Die”.
Do të jetë filmi “The Dead Do not Die”, “Të vdekurit nuk vdesin” me regji të amerikanit, Jim Jarmusch, që do të çelë këtë festë për kinemanë.
Regjisori, me ironi, premton një kast aktorësh që zgjon të vdekurit, me Bill Murray, Adam Driver, Tilda Sëinton, Chloe Sevigny, Steve Buscemi, Iggy Pop dhe Selena Gomez.
Festivali këtë vit do të presë shumë emra të famshëm të kinemasë, përfshirë: aktorët Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantë Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox.
Gjiganti i kinemasë franceze, Alain Delon, marrëdhëniet e të cilit, me organizatorët e festivalit kanë qenë të turbullta, do të marrë çmimin e akorduar “Palma e artë”, për karrierën dhe jetën profesionale.
Çmimin kryesor do ta ndajë juria, me president regjisorin meksikan, Alehandro Gonzalez Injarti. Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit, që nis këtë të martë, do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa çmimi “Palma e artë” do të kategorizojë në konkurrim, 21 filma.