MENU
klinika

Ndërhyn avokati

Maradonën nuk e lënë telashet/ Arrestohet në aeroport!

22.05.2019 - 22:01

Ikona e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona është gjithmonë në qendër të vëmendjes ndërkohë që telashet e ndjekin herë pas here.

“El Pibe de Oro” është arrestuar sot nga policia në aeroportin “Ezeiza” të Buenos Aires, në Argjentinë.

Shkak i këtij arrestimi, që ka zgjatur vetëm pak minuta, ka qenë një denoncim që ka bërë në polici ish-bashkëshortja e tij Rocio Oliva.

Sipas mediave argjentinase, trajneri aktual i ekipit meksikan të Dorados u ndalua nga policia e aeroportit, por u lirua pas një kohe të shkurtër.

Menjëherë ka ndërhyrë avokati i tij Matias Morla, që ka sqaruar situatën dhe të dy bashkë kanë lënë aeroportin për të shkuar në shtëpinë e lojtarit.

Pak minuta më vonë, Maradona ka postuar edhe një foto në faqen e tij zyrtare “Instagram” së bashku me avokati e tij, duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Motivi i ndërhyrjes së forcave të rendit ka të bëjë me faktin se më 13 qershor, Maradona duhet të paraqitet në gjyq, në një seancë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Ai ka marrë në aeroport fletëthirjen e gjyqit.