MENU
klinika

Kuqezinjtë nuk humbin kohë

Milan zgjedh trajnerin e ri!

29.05.2019 - 17:57

Nuk ka vonuar shumë dhe Milani duket se ka gjetur zëvendësuesin e Genaro Gattusos.

Siç raportojnë mediat italiane, kuqezinjtë do të tentojnë ringritjen me Simone Inzaghin, i cili fitoi Kupën e Italisë këtë sezon me Lazion.

Ishte Administratori i deleguar i “Djallit”, Ivan Gazidis iniciatori për të zgjedhur teknikun aktual të Lazios si pasues të Gattusos në stolin e kuqezinjëve.

Lazio’s coach Simone Inzaghi  AFP PHOTO / Marco BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Gazidis zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë me Paolo Maldinin, dhe bashkarisht duket se kanë vendosur t’i besojnë skuadrën Simone Inzaghit.

Megjithatë, palët po negociojnë në fshehtësi për të firmosur kontratën pasi President i Bardhekaltërve, Claudio Lotitto mund të shkaktojë jo pak probleme.

Ndërkohë Simone Inzaghi, është një nga emrat në listën e gjatë të Juventusit për pasardhësin e Massimilliano Allegrit, por është presidenti Andrea Agnelli ai që nuk ‘joshet’ plotësisht nga trajneri Italian.

Për këtë arsye, Inzaghi nuk mund të humbë kohë dhe pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë ku do të përfitojë një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon