MENU
klinika

Sondazhet për zgjedhjet europiane

‘Mposhtet’ Macron, Le Pen kryeson në sondazhe

06.05.2019 - 13:52

Partia e kreut të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të kryesojë zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian me 22 përqind të votave, pak përpara partisë së Presidentit Emmanuel Macron, sipas një sondazhi të publikuar të dielën.

Ishte hera e parë që partia e Le Pen (RN) kalonte partinë e Macron në një sondazh të Ipsos përpara zgjedhjeve të BE këtë vit.

Zgjedhjet e BE do të mbahen më 26 maj në Francë.

Sondazhi i 1,500 njerëzve u krye më 2-3 maj, pasi Macron njoftoi një sërë propozimesh, duke përfshirë uljen e taksave me vlerë 5 miliardë euro, me synimin për të qetësuar lëvizjen anti-qeveritare të “Jelekverdhëve”.

Partia REM e Macron do të marrë 21.5 për qind të votave, tregoi sondazhi i Ipsos për France Television dhe Radio France. Më 18-22 prill, 23 për qind e njerëzve të anketuar thanë se do të votonin për REM, kundrejt 22 për qind për RN.

Macron po përballet me sfidën më të madhe të presidencës së tij, ende me protestat e “jelekverdhëve”, që filluan gati gjashtë muaj më parë mbi koston e lartë të jetesës, por u përhap në një lëvizje më të gjerë.

Pakënaqësia mbi rritjen e ngadaltë ekonomike, kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga militantët islamikë dhe një reagim kundër migracionit në të gjithë kufijtë e hapur të BE kanë rritur mbështetjen për nacionalistët në shumë shtete anëtare.

RN dhe partitë e tjera anti-imigracionit euroskeptik në shtetet e tjera të BE po planifikojnë të bashkojnë forcat pas zgjedhjeve parlamentare të BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të rizgjidhet presidenti francez?

Çfarë po e “rrëzon” Makronin?