Elseid Hysaj po kalon momentin më të vështirë tek Napoli pas emërimit të Carlo Ancelottit në krye të skuadrës.
Mbrojtësi shqiptar ka luajtuar shumë pak minuta këtë sezon dhe duket se largimi në fund të sezonit duket i pashmangshëm.
Por nga kjo situatë duket se do të përfitojë Interi. Zikaltërit e ndjekin prej kohësh shqiptarin dhe janë gati ta afrojnë në skuadër.
Mbrojtësi kuqezi shikohet si një opsion ideal për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe duke patur parasysh që Hysaj nuk po rinovon me Napolin, mundësitë që ai të transferohet në Milano gjatë kësaj vere janë të mëdha
Hysaj pëlqehet shumë nga trajneri i zikaltërve Luciano Spalletti dhe ndihmësi i tij Giovanni Martusciello i cili e njeh mirë shkodranin që nga koha që ai luante për Empolin.
Nga ana e tij, edhe Hysaj e ka shprehur pëlqimin për zikaltërit që në kohën kur Empoli ishte në Serie B dhe nëse oferta e zikaltërve vjen, ai do e pranonte me kënaqësi.