MENU
klinika

The Guardian

Pa aleatë, dështimi i Theresa May ishte i pashmangshëm…

25.05.2019 - 16:03

Karrierat politike përfundojnë të gjitha me dështim. Jo të gjithë përfundojnë me ndëshikimi. Largimi me sa duket i menjëhershëm i Theresa May si udhëheqëse e konservatorëve ka qenë tepër brutale.

Ajo u kurorëzua me brohoritje në vitin 2016. Luftoi për një kompromis të nevojshëm për Brexit në një parlament tejet të përçarë. Gjithë panik nga Brexit dhe gjithë ambicie, konservatorët e hodhën poshtë besnikërinë ndaj udhëheqësit. Ata e zhdukën atë.

Paaftësia e May për të bërë miq apo aleatë e ka privuar atë nga mbështetja e natyrshme që ajo kishte nevojë.

Laburistët e kanë shumë më të vështirë të heqin qafe liderë të pakënaqshëm. Është më mirë, kur ndodhin aksidente politike, që kapiteni të largohet dhe udhëtimi të rifillojë me shumicën e ekuipazhit.

Më e rëndësishmja, largimi i May nuk do të bëjë ndonjë dallim në sagën Brexit. Udhëheqësi tjetër do të duhet të krijojë një kompromis. Dy anët e një bashkësie politike të ndarë duhet të bashkohen.

Një bashkim doganor dhe një treg i vetëm, megjithatë përshkruhet paraprakisht, janë qartësisht në interesin ekonomik. Kompromisi i përkohshëm i May ende mund të konsiderohet si arritja e saj më e madhe vetëm nëse, siç Thatcher do të thoshte, nuk ka alternativë tjetër.

Zgjedhjet evropiane të kësaj jave do të japin përgjigje për një pyetje të kërkuar vazhdimisht nga Nigel Farage: A e miratojnë britanikët mënyrën se si partitë e mëdha e kanë trajtuar Brexit?

Për dy vitet e fundit, ka patur një vendim të qartë. Britanikët kanë qenë kundër largimit nga BE pa një marrëveshje mbi doganat dhe kufijtë. Kushdo që udhëheq konservatorët, qoftë Boris Johnson, Jeremy Hunt, Michael Gove apo dikush tjetër, do të duhet ti kushtojë rëndësi kësaj.

Në këtë pikë, dështimet e May janë në fokus. Shkencëtari politik David Runciman na kujton se, hipokrizia mund të jetë një dështim në etikë, në politikë ajo kufizohet me një domosdoshmëri.

Për të siguruar Brexit, kandidatët për lidershipin e konservatorëve do të kenë nevojë për hipokrizinë e Disraelit apo Churchillit.

Sa për Johnson, ai mund të lihet në mëshirën e Partisë Konservatore.

Simon Jenkins është kolumnist i Guardian.