Milot Rashica po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë duke shkëlqyer me Werder Bremen në Gjermani.
Mesfushori kosovar ishte protagonist edhe në ndeshjen ndaj Bayernit ku shënoi një super gol dhe dhuroi një asist mjaft të bukur.
Paraqitja e mesfushorit kosovar mahniti dhe Bavarezët, të cilët janë vënë në kërkim të lojtarit.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditëshmja britanike “Daily Mirror”. Në shkrimin kushtuar Rashicës dhe interesimit në drejtim të tij të disa skuadrave të Premier Ligës, Crystal Palace mbi të gjithë, gazeta zbulon se sytë nga talenti i kombëtares së Kosovës i kanë drejtuar edhe gjigandët e futbollit gjerman.
Kryesuesit e Bundesligës e kanë ndjekur me interes Milot Rashicën, që në ndeshjen e Kupës ku shënoi edhe gol në portën e bavarezëve.
Shifrat e këtij sezoni kanë nxjerrë në pah talentin e futbollistit të ri, duke e vendosur në listën e blerjeve të shumë klubeve, ku sigurisht ai që bie në sy është Bayerni i Mynihut.