Sergio Ramos e ka prishur marrëdhënien e fortë që ka me presidentin Florentino Perez, që eliminimit nga Ajax në Champions League.
Pas ndeshjes së kthimit, kur Ramos nuk luante për shkak pezullimi Perez pati një përplasje të fortë me lojtarët, ndërsa Ramos zbriti në dhomat e zhveshjes dhe mbrojti para presidentit shokët e skuadrës, ndërsa ai e akuzoi se kishte bërë shumë ditë pushim.
Diskutimi vijoi edhe më tej me tone të tensionuara, aq sa Ramos i kërkoi ta paguajë dhe ai largohet.
Zërat rreth të ardhmes së tij kishin pushuar, mirëpo gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se mbrojtësi po shqyrton të gjithë ofertat që janë për të.
Më tej, “El Chiringuito” ka zbuluar se 15 ditë më parë Sergio Ramos ka pritur në shtëpinë e tij presidentin Florentino Perez, me të cilin ka diskutuar gjatë dhe i ka komunikuar se po përgatitet të largohet nga Real Madridi.
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe babai i lojtarit dhe vëllai, Rene, i cili është edhe përfaqësuesi i tij.
Në këtë përballje Perez është vënë në dijeni të mendimit të Ramos dhe i ka konfirmuar se në ditët në vijim do të vijojnë negocimin për të zgjidhur të ardhmen e tij.
Aktualisht Ramos përfiton 12.5 milionë euro në sezon, me kontratë deri në vitin 2021. Ndërsa klauzola e largimit të tij është 800 milionë euro.
Për të janë katër drejtime të mundshme, që Real Madridi mund ta lërë të largohet.
Në krye qëndron Manchester United, që e kërkuan edhe në vitin 2015, para se të rinovonte me klubin madrilen.
Ndërkohë që së fundi në garë për 33-vjeçarin ka hyrë edhe Liverpool, që sipas “AS” tenton të krijojë dyshen më të fortë në botë në repartin e mbrojtjes, Ramos-Van Dijk. Ofertat për spanjollin nuk mungojnë as nga Kina e largët, atje ku e mbulojnë me para, mirëpo Azia mbetet destinacioni më pak i preferuar për Ramos.
Në listë si gjithmonë është Juventus, ashtu si për të gjithë lojtarët e tjerë të Real Madridit, edhe për Ramos, Juventus është gati të hyjë në garë, për ta bashkuar me ish-shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldon.