Bayern Munich pritet të jetë ndër skuadrat më aktive në merkaton e ardhshme verore.
Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga Bavarezët dhe kampionët në fuqi të Gjermanisë janë në kërkim të zëvendësuesve të tyre.
Leory Sane është objektivi i madh i bavarezëve, i cili kohët e fundit nuk është aktivizuar shumë minuta me Manchester Cityn.
Citizens janë gati ta lënë të lirë yllin e tyre nëse mbërrin një ofertë rreth 100 milionë euro.
Për ardhjen e mundshme të Sane në Munich ka folur edhe veterani i Bayernit, Arjen Robben.
“Ka shumë sulmues të talentuar në Evropë dhe Sane është njëri nga ta. Ka shumë cilësi, i shpejtë, i aftë t’i kalojë kundërshtarët dhe të shënoj, por që kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me Cityn.
Më pëlqen ta shoh atë te Bayerni, por nuk varet nga unë nëse do ta transferojë klubi apo jo”, u shpreh Robben.
Gjithsesi, Bayern nuk do të jetë i vetmi pretendent për anësorin gjerman, pasi për të ka shpehur interesim edhe PSG.