Tirana shkatërroi Luftëtarin në shtëpi duke kaluar në finale e Kupës së Shqipërisë.
Në stadiumin “Selman Stermasi” bardheblutë shënuan plot 5 gola ndërkohë që gjirokastritët arritën të shënonjnë 3 gola.
Daja, Cobinah, Ngo’o dhe Sentamu dy herë ishin autorët e golave për Tiranën, ndërsa për gjirokastritët gjetën rrjetën Fili, Oshafi dhe Dunga.
Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Kukësi triumfoi ndaj Skënderbeut edhe në Korçë, me rezultatin 1-3, duke kaluar në finale me rezultatin e përgjithshëm 1-5.
Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Reginaldos, ndërsa në fund të pjesës së parë dyfishuan shifrat, pas një autogoli të mbrojtësit Leonit Abazi.
Në të dytën, goli i Bregut rihapi sfidën, por të besuarit e Gjokës mbyllën llogaritë në minutën e 58’, pas golit të shënuar nga Valdet Rama.
Me plot 11 gola në dy sfidat e kthimit gjysmëfinale, Tirana dhe Kukësi do të ‘përplasin brirët’ në finalen e 2 Qershorit për fitimin e trofeut.