Buxheti 2019 garanton mbështetjen e modernizimit të sektorit te bujqësisë nëpërmjet fondeve IPARD; garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas; nxitjen e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin; mbështetje për agroindustrinë; dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Këto janë pikat kryesore ku do të mbështeten investimet e qeverisë gjatë tre viteve.
Në buxhetin e miratuar nga qeveria janë përcaktuar jo vetëm sektorët prioritar, por edhe fondet për çdo sektor.
Zgjerim dhe modernizim i infrastrukturës së ujitjekullimit:
Rritja e sipërfaqes së tokës bujqësore së ujitur nga 63.8%
në 68.1% të totalit potencial prej 360 mijë hektarë tokë në vitin 2021;
Mundësimi i kullimit me ngritje mekanike me hidrovorë për 70 mijë hektarë tokë;
Rehabilitimi/ndërtimi i rreth 16 km argjinatura të mbrojtjes nga përmbytja dhe erozioni dhe mirëmbajtje vjetore të rrjetit kullues për 45 000 hektarë tokë si proces ciklik vjetor;
Zhvillimi rural:
Ulja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 5% për fermerët të inkorporuar në Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor Rritja e skemave të mbështetjes për fermerët në zhvillimin rural: 2,6 miliardë lekë mbështetje e drejtpërdrejtë e buxhetit për fermerët, mesatarisht 3600 përfitues çdo vit.
Deri në 3 miliardë lekë mbështetje dhe investime direkte për fermerët nga skemat e mbështetjes nga fonde të Bashkimit Europian.
Rritje të numrit të grave fermere përfituese nga skemat e mbështetjes, duke siguruar edhe informimin dhe këshillimin e tyre me aktivitete të dedikuara