MENU
klinika

Spektakël në Laç

Tirana prek mbijetesën

26.05.2019 - 18:56

Tirana morri një fitore të artë në transfertën e vështirë të Laçit.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin e thellë 1-4. Në Laç sfida nisi me mjaft volum dhe pas 4 minutash lojë, Tirana fitoi një 11-metërsh që u prit nga Gentian Selmani.

Megjithatë, pak minuta më vonë, Cobbinah shërbeu mjaft bukur për Grecën në zonë dhe ky i fundit arriti të dërgojë topin në rrjetë. Spektakli nuk kishte të sosur dhe Laçi fitoi një penallti që e ekzekutoi Ndriçim Shtubina, por Ilion Lika u tregua mjaft i vëmendshëm, duke grushtuar topin.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Tiranës, që në minutën e 36’ shënoi me anë të mesfushorit Cobbinah.

Laçi e nisi pjesën e dytë me një tjetër ritëm, dhe arriti të rihapë takimin me anë të Ndriçim Shtubinës në minutën 61’.

Ndërkohë që loja bëhej e tensionuar dhe e ashpër, në minutën e 84’, talenti Edon Hasani bëri një gjuajtje fantastike, në trekëndëshin e Selmanit duke dyfishuar avantazhin për bardheblutë.

Vetëm dy minuta më vonë, Tirana fitoi një tjetër 11-metërsh, të cilin këtë herë e mori përsipër Michael Ngo’o, por edhe goditja e anglezit u grushtua bukur nga kapiteni i Laçit. Kurbinasit bënë edhe disa tentativa në minutat e fundit, po pa arritur të ndryshojnë rezultatin.

Me këtë fitore, Tirana ruan diferencën prej dy golash nga Kastrioti dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ka nevojë për vetëm një barazim, që të sigurojë mbijetesën