MENU
klinika

Vendim i papritur

Befasuese/ Partizani shkarkon trajnerin Skënder Gega!

01.06.2019 - 19:35

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Partizanit!

Siç raporton “Supersport”, palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.

Trajneri 55-vjeçar, i cili mori drejtimin e skuadrës para një vit, udhëhoqi skuadrën drejt një titulli në kampionat që mungonte prej 26 vitesh.

“Çdo gjë mund të ndodhë, por dëshira ime është të qëndroj te Partizani. Paratë nuk janë problem për mua”, ka thënë ai kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij.

Në 36 javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje

Ai erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN