Një lajm i bujshëm është publikuar nga mediet italiane në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji.
Mesfushori i Brescia-s pritet të largohet nga ekipi që sapo u ngjit në Seria A.
Shqiptari zhvilloi një sezon fantastik dhe fitoi vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa Brescia i ka dhënë urdhër të prerë: Ndrysho menaxher, ose shitu!
Mario Giufredi, agjenti i të riut, po punon për një ekip të ri. Milani ka hedhur sytë nga shqiptari, ndërsa interesimin më të madhe ka Bolgona.
Skuadra e Seria A është më pranë tij, por problem mbetet kartoni i Ndojit që kap vlerën e 5 milion eurove.
Megjithatë, kuqezinjtë duket se kanë vënë në zbatim politikën e Gazidis, me shefin e kuqezinjve që synon të blejë talente të rinj me perspektivë.