Edward Zakayo Pingua, i cili fitoi garën testuese të 5,000 metrave në Diamond League, që po zhvillohet në Rabat të Marokut, ka shkaktuar polemika në të gjithë botën për shkak të fizionomisë së tij dhe moshës.
Vetëm 17 vjeç (në nëntor mbush 18), atleti nga Kenia është fitues i kampionatit afrikan të atletikës për garën 5,000 metra, për moshat nën 20 vjeç.
Aktualisht ai është pjesë e klubit Benfica në Portugali, që nuk ka dalë të japë një prononcim zyrtar në lidhje me të gjithë zërat dhe hijet e dyshimit që lidhen me moshën e tij.
Gjithsesi Pingua vijon punën e tij për të kapur majat e atletikës në botë, teksa në Golden Gala, që u zhvillua në Romë, kapi kohën nën 13 minuta për garën e 5,000 metrave