MENU
klinika

Futbolli në zi

Ish-futbollisti i Real Madrid vdes tragjikisht!

01.06.2019 - 17:30

Bota e futbollit është në zi pas ndarjes së parakohëshme nga jeta të Jose Antonio Reyes.

Në ditën kur sytë e të gjithëve janë te finalja e Champions League, nga Spanja vjen lajmi i trishtë se ish-sulmuesi i Sevillas, Arsenalit, Atleticos dhe Realit të Madridit ka vdekur tragjikisht në një aksident rrugor në qytetin e tij të lindjes Utrera.

Reyes së fundmi luante në Segunda Division me skuadrën e Extramadura.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik me një komunikatë në Tëitter nga ish-klubit i tij Sevilla.

“Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija se ky; ylli i dashur i Sevilla, José Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik.

Reyes ishte lojtari më i ri në historinë e Sevilla, që bëri debutimin me klubin tonë në moshën vetëm 16-vjeçare”, lexohet në komunikatën e klubit andaluzian.

Sipas informacioneve nga mediat spanjolle mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Mercedes-Brabus” teksa është përplasur me një shtyllë që ka qenë në anë të rrugës. 

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal ku ka shpërthyer në flakë, që kanë rezultuar fatale për Reyes dhe nipin 23-vjeçar të tij, Jonathan Reyes që ndërruan jetë.

Ndërkohë që Juan Manuel Calderón, familjar i futbollistit, ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra nga përplasja dhe flakët.

Tek Sevilla, Reyes luajti gjatë pjesës më të madhe të tij duke fituar dhe 3 herë trofeun e Europa League.