Milani i së ardhmes po merr formë dhe kuqezinjtë momentalisht janë në kërkim të një drejtori sportiv.
Zgjedhja e tyre e parë duket se është Zvonimir Boban, por, nëpërmjet një batute, Gianni Infantino ka provuar të “bllokojë” kalimin e tij te milanezët.
“Boban te Milan-i? Do ta lidh me zinxhirë te Kulla Eifel”, ka thënë presidenti i FIFA-s gjatë një evenimenti të zhvilluar në Paris.
Maldini dhe Gazidis e duan kroatin për të përmirësuar marrëdhëniet me UEFA-n, me të cilën “Djalli’ ka vuajtur jo pak vitet e fundit për shkak të shpenzimeve në merkato nga ‘Kuqezinjtë’.
Një detyrë që Boban mund ta bëjë shumë mirë, duke parë eksperiencën e madhe politike që ka fituar gjatë këtyre viteve të kaluara në organet e futbollit ndërkombëtar