MENU
klinika

Zbulon arsyet e vendimit

Largimi i bujshëm nga Partizani/ Skënder Gega thyen heshtjen!

02.06.2019 - 11:07

Largimi i Skënder Gegës nga Partizani bëri shumë bujë, ndajtrajneri që shpalli Demat kampion, zbuloi arsyet e largimit.

Në fjalët e Gegës, të publikuara në faqen zyrtare të Partizanit, në Facebook, theksohet se ndërprerja e bashkëpunimit bëhet në mënyrë tërësisht konsensuale dhe për arsye personale të trajnerit 55-vjeçar.

Ky lajm erdhi vetëm një javë pasi të kuqtë kishin festuar titullin kampion, ndërsa pritej të niste puna për të përballuar ndeshjet eliminatore të Champions League.

Letra e Gegës:

“Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trainer, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.

Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës. Dua të falenderoj: Klubin Partizani, Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës. Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin. Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësin që më dhuruan.

Tifozët e mrekullueshem të Partizanit për mbështetjen. Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.
Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trainer suksese ! Me shume respekt”, shprehet Skënder Gega.