MENU
klinika

Procesi integrues i Shqipërisë

Rama-Stoltenberg: Konflikti politik nuk na ndihmon!

02.06.2019 - 15:52

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pak orë para protestës së opozitës për të nënvizuar se konflikti politik nuk i shërben vendit dhe as procesit integrues të Shqipërisë.

Me Sekretarin e Përgjithshëm, Rama tha se diskutoi mbi për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, por edhe për kontributin buxhetor të Shqipërisë për mbrojtjen.

“Vizita është një afirmim i vëmendjes dhe i kujdesit ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s.

Kemi ndarë dhe përshtypjen se Forcat tona të Armatosura kudo ku kanë kontribuar kanë shfaqur aftësi të spikatura operacionale. Kemi diskutuar dhe për kontributin buxhetor për mbrojtjen.

rama-stoltenberg-konica.al
rama-stoltenberg-konica.al

Dua ti përcjell edhe publikisht familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin tonë të NATO-s në Letoni shprehjen e ngushëllimeve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

Kemi diskutuar dhe për këtë moment politik që po kalon vendi jonë, qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit dhe konfliktit politik që nuk i shërben vendit.

I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit por mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë mesazhin se dhuna politike bie ndesh me vlerat demokratike.

jens-stoltenberg
jens-stoltenberg

“Dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike.

Është e papranueshme prandaj u bëj thirrje aktorëve politike që të sillen me vetëpërmbajtje dhe të kërkojnë konsensus për të vazhduar rrugën tuaj të integrimit dhe për të zgjidhur cdo diferencë politike.

Për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe rajonin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!