MENU
klinika

Çfarë pritet?

Samiti i G20 në Japoni, një përballje SHBA-Kinë

28.06.2019 - 15:42

Samiti i G20-ës në Osaka të Japonisë pritet të jetë më shumë një përballje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për shkak të luftës aktuale tregtare mes dy vendeve.

Mbrojtja e shumanshmërisë, shtimi i besimit në ekonominë botërore, por dhe parandalimi i ndryshimeve klimaterike, lufta dhe përballja me emigracionin dhe terrorizmin. Janë vetëm disa nga temat në tryezën e samitit të G 20-ës në Osaka të Japonisë.

Një samit ku prioritet është gjithsesi lufta tregtare aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, çështje e cila shqetëson Uashingtonin por dhe Bashkimin Evropian për shkak të impaktit negative që mund të ketë në zhvillimin global.

Nga takimi me presidentin Xi Jinping, Donald Trump shpreson të negociojë dhe të bëjë hapa përpara. Gjithsesi ekspertët mendojnë se nuk do të ketë një kthesë të vërtetë nga ky takim.

Presidentit amerikan Trump, sipas tyre, i pëlqen shumë të bëjë marrëveshje por deri tani ai nuk ka bërë aq sa duhet për të marrë një avantazh në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Të dyja palët mbrojnë qëndrimin e tyre dhe vendet e tjera janë të shqetësuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë me tarifa për sektorin e prodhimit të automjeteve ndoshta pas pak muajsh.

Javën e kaluar me qindra sipërmarrje u mblodhën ën Uashington për t’i thënë jo tarifës prej 25 për qind të vendosur nga Donald Trump mbi 300 miliard dollarë të importeve kineze.

Sektorët më të prekura kanë ato të konsumit të përditshëm si dhe të pajisjeve të teknologjisë. Nëse tarifat do të vendosen, do të godisnin sidomos familjet amerikane me të ardhura të ulëta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shinzo Abe/ Project Syndicate

Çfarë pritet nga samiti i G20 në Japoni?