MENU
klinika

Deklarata

“Nuk do të shkoj në Kosovë në Samitin tjetër të SEECP”

10.07.2019 - 08:34

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar dje se nuk do të shkojë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).

Përfaqësuesi i serbëve i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku u mbajt samiti SEECP, në të cilën nuk merrte pjesë Kosova.

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij.

Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës”, tha Dodik.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mori pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa për Kosovën nuk ishte siå duhej.

Ndërkohë, në këtë samit nuk mori pjesë as ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili e refuzoi ftesën për shkak të Kosovës.

Sakaq, presidenti Ilir Meta zgjodhi të merrte pjesë, ndërsa pati një përplasje me kryeministrne serbe, ku i kërkoi të njihnin Kosovën.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat