MENU
klinika

'Peng' i kontratës së majme

Bale mbetet i “Blancos”/ Real Madrid ndryshon strategjinë

18.08.2019 - 18:12

Me 3 gola kundër Selta Vigos dhe 3 pikë avantazh ndaj Barcelonës, Reali i Madridit nuk kishte parashikuar nisje më të mirë se kjo në La Liga.

Por përveç rezultatit në kampionatin spanjoll të futbollit, tifozët që prisnin një revolucion në kryeqytet që prej muajit Mars, duket se do të kënaqen me lojtarët e mbetur në merkato.

Në stadiumin e Balaidos ishin gjithmonë ata, heronjtë e 3 Ligave të kampioneve të fituara radhazi, me pak ndryshime të vogla.

Por ai që spikati ishte dhe uellsiani Geret Bejl që pavarësisht sulmeve frontale publike nga trajneri Zidan, do të qëndrojë me fanelën e Blankos.

Tekniku francez i Realit konfirmoi kthesën në marrëdhëniet me futbollistin ofensiv, protagonist në fushën e Vigos.

“Geret Bejl do të qëndrojë këtu. Tani kemi nisur sezonin dhe besoj se Bejl, Hames Rodrigez dhe të tjerë që kanë mbetur, do të bëjnë më të mirën për Realin” tha Zinedin Zidan.

Uellsiani peng i kontratës së majme vuajti për të gjetur një skuadër të re, dhe pavarësisht përplasjeve me trajnerin, do të jetë pjesë e ekipit, të paktën deri në qershor.