MENU
klinika

"Ligji është..."

Fatura Elektronike, eksperti ekonomisë zbulon kush e kërkoi

01.08.2019 - 08:37

Eksperti i ekonomisë Bledar Taushani u shpreh se projektin e fiskalizimit të shpallur dje nga qeveria është kërkesë nga ana e Bashkimit Europian.

Sipas tij modeli ekonomik shqiptar po përshtatet me atë të vendeve të huaja.

Në lidhje me kasat fiskale jemi ende në një draft ligj, nuk kemi ende një ligj dhe sot u lançua për konsultim publik.

Kasat janë të përshtatshme me këtë aplikacion. Ligji është një direktivë e BE që e aplikojnë të gjitha shtetet anëtare.

Po përshtasim modelin që aktualisht e kanë disa shtete, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE.

Me monitorimin e faturave në kohë reale, administrata tatimore do të ketë një informacion më të plotë rreth faturave, qarkullimit të mallrave.

Fiskalizimi do të kërkojë lidhje me internetin’, deklaroi Taushani në emisionin ‘Business Week‘ në A2 CNN.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave