MENU
klinika

Porti turistik "Marina Limion"

Hapen procedurat për koncesion

02.08.2019 - 14:19

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur procedurën e garës për portin “Marina Limoni” në Sarandë që sipas dokumenteve do të ketë një kohëzgjatje 35 vjeçare.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me koncesion/partneritet publik privat të portit turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”, propozim i kërkuar.

Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument.

Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35(tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj” thuhet në dokument.

Sipas sqarimit që jep ministria terreni në të cilin ndodhet trualli ka një pjerrësi të orientuar nga jugu e cila korrespondon me pamjen nga deti, me një diferencë kuote rreth 58 m, shkruan “Monitor”. Toka në të cilën do të operohet, është prej afro 6,000m², e lokalizuar shumë pranë vijës bregdetare.

Lidhur me kriteret që do të merren parasysh gjatë garës në dokumente sqarohet se kushtet teknike do të vlerësohen me 35 pikë maksimalisht, kriteri plani i mirëmbajtjes 15 pikë, tarifa koncensionare 15 pikë, kapaciteti financiar 15 pikë, ndikimi social dhe mjedisor 10 pikë, koha e ndërtimit 10 pikë.

Projekti i protit duhet të përfshirë investime të rëndësishme që lidhen me akosotimin e jahteve, sheshe vendqëndrimi për to jashtë sezonit, dushe, tualete, rrymë elektrike, pikë të furnizimit me karburant.

Operatoret e interesuar mund te shprehin interes deri ne 30 gusht date kur mbetet e hapur gara për dorëzimin e ofertave.

Vitin e shkuar me një procedure standarde konkurrimi vendosi të kalonte tek një kompani private menaxhimin e portit te Limionit kundrejt një plani investimesh 25 milionë euro.

Qëllimi i kontratës përfshinte ngritjen e një kantieri me kushte ndërtimore-teknologjike bashkëkohore, përmirësimin e infrastrukturës së portit, shërbim mirëmbajtjeje, dekonstruksion të mjeteve detare lundruese, me qëllim rritjen e standardeve të cilësisë së shërbimeve dhe mirëmbajtjen e mjeteve lundruese.