MENU
klinika

Të mëdhenjtë, shkelësit kryesor

“Stop Informaliteti” po jep efektet e para

16.08.2019 - 13:16

Fushata antiinfomalitet e nisur në muajin Korrik ka dhënë efektet e para në ndërgjegjësimin e bizneseve për deklarimin real të xhiros dhe shtimin e numrit të kuponëve.

Gjatë një inspektimi në disa subjekte në zonën e plazhit të Shëngjinit, zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, theksoi se plani operacional ka nxjerrë në pah se shkelësit kryesorë janë bizneset e mëdha.

“Është një tregues jo pozitiv, por që shërben për të ndërgjegjësuar pjesën tjetër të tatimpaguesve, si edhe ata që janë konstatuar me shkelje.

Plani Operacional do të vazhdojë të zbatohet dhe efektet e tij po ndihen.

Kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë, rritje të xhiros, si dhe të subjekteve të reja që janë regjistruar në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon se kemi pasur ndikim në përputhshmërinë me legjislacionin tatimor”.