Që nga katastrofat e dyfishta të vitit 2016, referendumi i Brexitit të Mbretërisë së Bashkuar dhe zgjedhja e Presidentit të SHBA Donald Trump, ka pasur shqetësime të përhapura për një “valë globale” të populizmit, dhe shumë pikëpyetje lidhur me demokracinë e drejtpërdrejtë.
Një përbuzje e paqartë për elitën për demokracinë e drejtpërdrejtë jo vetëm që konfirmon retorikën populiste, por gjithashtu injoron faktin se referendumi mund të jetë armë shumë efektive kundër populistëve.
Të gjithë populistët pretendojnë se kanë njohuri unike për “njerëzit e vërtetë” dhe vullnetin e tyre dhe premtojnë se do të shërbejnë si “zëri” i tyre.
Ky pretendim është tërësisht teorik: si “njerëzit” ashtu edhe “zëri” janë thjesht ndërtime simbolike. Në praktikë, askush përveç udhëheqësit populist në të vërtetë nuk ka nevojë të flasë. Kështu që, për populistët, roli i “popullit” është plotësisht pasiv.
Sigurisht, mund të theksohet se dëmi është bërë tashmë, të paktën në vende si Hungaria, Turqia dhe Polonia, ku populistët kanë përdorur zgjedhjet, dhe ndonjëherë “konsultimet kombëtare” shumë manipuluese për të konsoliduar fuqinë e tyre.
Ne kemi nevojë për strategji të reja për të përballuar të gjithën këtë.
Një ide është të përqendrohemi në faktin se shumë qeveri autoritare populiste përfitojnë nga një opozitë shumë e ndarë, e cila ka më shumë vështirësi në formimin e koalicioneve dhe zgjedhjen e kandidatit më të mirë të mundshëm për të sfiduar populistët.
Eshtë e panevojshme të thuhet, formimi i një koalicioni të së djathtës dhe të majtës është mjaft problematik. Por një problem tjetër është se edhe nëse votuesit duan një ndryshim në qeveri, ata mund të jenë të gatshëm të përfshihen në votime taktike që mund të japin një alternative po aq të keqe ose edhe më keq.
Referendumi ofron një rrugëdalje nga kjo dilemë, për shkak të strukturës binare. Edhe pse ata shpesh sjellin koalicione të pazakonta, kjo vështirë se ka rëndësi për votuesit individual.
Duke kuptuar potencialin vërtet demokratik të referendumeve, disa qeveri autoritare populiste, për shembull në Hungari, i kanë bërë më të vështirë iniciativat e vërteta për të patur të tillë.
Mund të duket aspak e logjikshme, por demokracia e drejtpërdrejtë mund të funksionojë kundër populizmit.
Nuk ka asnjë garanci që një strategji e tillë do të ketë sukses në çdo kontekst të caktuar; por është më mirë sesa të presësh shpëtimin nga rojtarët.
Jan-Werner Mueller është Profesor i Politikës në Universitetin Princeton dhe autor i librit Rregullat e Demokracisë.