MENU
klinika

Më 'i ashpër' me emigrantët

Macron: Franca nuk mund t’i presë të gjithë

25.09.2019 - 13:45

Presidenti francez Emmanuel Macron të mërkurën tha se Franca “nuk mund ti presë të gjithë”, duke forcuar retorikën e tij të ashpër për emigracionin.

Macron javën e kaluar kishte sinjalizuar një qasje më të ashpër lidhur me imigracionin në gjysmën e dytë të mandatit të tij, duke argumentuar se qeveria duhet të ndalojë votuesit të shkojnë drejt ekstremit të djathtë.

“Franca nuk mund ti presë të gjithë nëse dëshiron të mirëpresë njerëzit,” tha Macron në një intervistë nga Kombet e Bashkuara në New York, ku ai po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore.

Macron vuri në dukje se Franca kishte parë një rritje të lartë të numrit të njerëzve që kërkonin azil që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 dhe tha se ishte i nevojshëm bashkëpunimi shumë më i fortë evropian.

Komentet e Macron vijnë ndërsa parlamenti francez ka vendosur se javën e ardhshme do të ketë një debat të madh mbi politikën e migracionit.

Presidenti francez, mandati i parë i të cilit mbaron në 2022, tha “Në mënyrë që të jemi në gjendje t’i mirëpresim të gjithë si duhet, ne nuk duhet të presim shumë,” tha Macron.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017, Macron shprehu mbështetjen për politikën e dyerve të hapura të kancelares gjermane Angela Merkel në lejimin e mbi një milion refugjatëve, duke thënë se ajo kishte “shpëtuar dinjitetin tonë kolektiv”.

Ai tha se dy përparësi duhej të ishin dhënia e azilit sa më shpejt të jetë e mundur për ata që kanë të drejtë për mbrojtjen e Francës dhe integrimin e tyre në mënyrë më efektive.

Por ai tha që ata që kishin hyrë në Francë në mënyrë të paligjshme duhej të zhvendoseshin “shumë më me efikasitet”, dhe se proceset aktuale zgjasin shumë gjatë.

Franca vitin e kaluar mori një rekord 122.743 kërkesa për azil, një rritje 22 përqind në krahasim me vitin 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”