MENU
klinika

Privatizimet dhe koncesionet

Komisioni Ekonomisë rrëzon dekretet e Metës

03.09.2019 - 11:28

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për privatizimet. Ky dekret u rrëzua nga votat e maxhorancës, ndërsa ai tani do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.

Në mbledhjen e sotme, e cila drejtohej nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u diskutuan 4 ligjet që u kthyen nga kreu i shtetit.

Teksa anëtarët e komisionit po diskutonin, mes Ahmetajt dhe deputetit të opozitës, Alban Zeneli ka nisur një debat.

Ahmetaj i kërkoi Zenelit që të mos fliste në këmbë, por të zinte vend në tryezë për t’ju bashkuar diskutimeve.

Kaq ka mjaftuar që Ahmetaj të ndërpresë mbledhjen, për ta rifilluar pak minuta më vonë.

Bëhet fjalë për “Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”.