MENU
klinika

Lirimi i protestuesve të burgosur

Rikthehen protestat në Moskë, mijëra njerëz në rrugë

29.09.2019 - 16:50

Mijëra protestues bllokuan një shesh qendror të Moskës më 29 shtator ndërsa grupet e opozitës kërkuan të rimarrin vrullin pas një vere demonstrimesh që kishin si objektiv zgjedhjet lokale, por edhe një sistem më të gjerë politik në vend.

Në vend të zgjedhjeve, tubimi në Moskë u përqëndrua tek “shtypja politike”, pasi aktivistët kërkuan që autoritetet të ndalonin një fushatë sulmesh dhe arrestimesh që kanë në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe rrjetin e tij të mbështetësve në të gjithë vendin.

Aktivistët marshuan kundër taktikave të ashpra të policisë të përdorura në demonstratat e mëparshme.

Tubimi u autorizua nga zyra e kryetarit të bashkisë së Moskës, që do të thotë se ka më pak të ngjarë të ketë arrestime masive nga policia.

Organizata joqeveritare White Counter vlerësoi se rreth 9,000 njerëz ishin pjesëmarrës në fillimin e tubimit.

Në një video të postuar në internet para tubimit, Lyubov Sobol, një aktivist i të drejtave e njeriut dhe mbështetës i Navalnyt i cili ishte një organizator kryesor i mitingjeve të verës, akuzoi qeverinë ruse për ndjekjen e “çështjeve politike” për të “frikësuar opozitën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku shkoi pushteti i Putinit?!

Analizë nga Project Syndicate

Ëndrrat mesjetare të Putinit…