MENU
klinika

Çfarë fitojnë bashkitë e përzgjedhura?

Bulqizë/ OSBE platformë për rentat minerare

30.10.2019 - 12:56

OSBE-së ka paraqitur në Shqipëri konceptin e platformës për rentat minerare. 

Kjo platformë do të hartohet së bashku me përfaqësuesit e bashkive të përzgjedhura për zbatimin e projektit pilot. dhe institucioneve të tjera kyçe për t’i dhënë zgjidhje në një mënyrë më të qëndrueshme të gjitha çështjeve të lidhura me industrinë nxjerrëse.

Në bashkëpunim me Sekretariatin e Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti sot diskutimin e katërt tematik ndërvendor rreth problematikave të lidhura me rentën minerare.

Takimi i zhvilluar në Bulqizë mblodhi së bashku drejtues të Bashkive të Bulqizës, Matit, Klosit and Peshkopisë, si dhe të institucioneve qendrore, sikurse Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Gjatë këtij takimi u prekën tema të tilla si shpërndarja e barabartë e rentës, mirëadministrimi i të ardhurave, ndikimi mjedisor dhe përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve në zonat ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre industritë nxjerrëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcimi i kapitalit vendas

Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu