Vizita e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të KB, shumë e parashikuar për shkak të një takimi të mundshëm ballë për ballë me Presidentin e SHBA Donald Trump, nuk rezultoi ashtu siç pritej.
Ndërsa Turqia vazhdon të ndahet nga Perëndimi, institucionet kryesore turke, veçanërisht Ministria e Jashtme, duket se vuajnë nga mungesa e një mendimi të kthjellët strategjik.
Para vizitës së tij në New York, Erdogan foli në lidhje me një inkursion të mundshëm në Siri, duke vendosur një afat kohor prej “deri në fund të shtatorit” për një veprim ushtarak në “lindjen e Eufratit”, zonat e mëdha të të cilit kontrollohen nga Forcat Demokratike Siriane të mbizotëruara nga kurdët.
Megjithatë, Erdogan u kthye në Turqi duarbosh.
Sigurisht, ai kishte pasur kohë të mjaftueshme për të diskutuar në lidhje me planet e tij në Asamblenë e Përgjithshme.
Duhet shtuar se retorika pompoze e Erdoganit çoi edhe një herë në izolim të mëtejshëm në skenën botërore. Përmendja mjaft e panuancuar e Kashmirit, të cilën qeveria indiane e udhëhequr nga Modi e perceptoi si ekskluzivisht pro-Pakistanit, mund të shkaktojë dëme në çështjet bilaterale midis Turqisë dhe Indisë.
Sidoqoftë, më e rëndësishmja ishte dështimi i Erdoganit për të biseduar me Trump.
Dukej që presidenti amerikan është lodhur me Erdoganin.
Trump raportohet se dërgoi një senator pro-turk republikan amerikan, Lindsey Graham, në hotelin e Erdogan për të kontrolluar nëse ky i fundit kishte ndonjë gjë të re për të thënë në lidhje me planet e tij në Siri dhe injoroi pjesën tjetër.
I mrekullueshëm ishte edhe fakti që Trump në konferencën e tij për shtyp ndërsa rreshtonte vendet, drejtuesit e të cilëve ai kishte takuar në New York nuk e përmendi Turqinë.
Pas kthimit në shtëpi, Erdogan është lënë në harresë, duke lënë një pikepyetje të madhe që varet nga hapat e tij të ardhshëm.
Ndërkohë, pala amerikane ofroi një marrëveshje të re për avionët luftarakë F-35 dhe sistemet e raketave Patriot, si dhe tarifat më të ulëta për çelikun dhe aluminin dhe një paketë marrëveshje tregtare që do të ndihmonte të dy vendet të rrisin vëllimin e tregtisë në 100 miliardë dollarë nga 20 miliarde dollarët aktualisht.
Erdogan, një lojtar i ashpër politik, ka nevojë dëshpërimisht për një fitore. Si gjithmonë, ai është duke llogaritur ndryshimet kryesore në arenën e fuqisë botërore. Duke pasur parasysh dëshpërimin e tij, ai mund të shkojë shumë larg për qëllimet e veta.
Yavuz Baydar/ Ahval News