MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Ç’do të ndodhë me botën pas luftës tregtare SHBA-Kinë?

26.11.2019 - 14:43

Për dy vitet e fundit, konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka dominuar debatin ekonomik dhe financiar të tregut, me një arsye të mirë.

Gjatë 17 muajve të fundit, dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë nisur luftën më të keqe tarifore që nga fillimi i viteve ’30.

Unë jam po aq fajtor sa kushdo tjetër në këtë betejë epike midis dy peshave të rënda ekonomike në botë.

Që nga fillimi, ka qenë një konflikt politik i luftuar me armë ekonomike dhe ka të ngjarë të mbetet i tillë edhe në të ardhmen e parashikueshme.

Natyrisht, perspektiva e tregut ekonomik dhe financiar në thelb varet nga dinamika politike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kina, nga ana e saj, gjithashtu nuk do të donte asgjë më shumë sesa t’i jepte fund luftës tregtare. Politika është padyshim shumë e ndryshme në një shtet me një parti, por udhëheqja kineze nuk është gati të heqë dorë nga parimet e saj të sovranitetit dhe qëllimet e saj të rinovimit, rritjes dhe zhvillimit.

Në të njëjtën kohë, politikëbërësit kinezë duhet të jenë gjithnjë e më të etur për tu marrë me presionet që lidhen me tregtinë të shkaktuara nga konflikti me SHBA.

Nëse arrihet një marrëveshje, kjo na detyron të mendojmë se si do të duket bota pas luftës tregtare.

Deglobalizimi nuk ka gjasa të ndodhë.

Siç kam argumentuar gjatë, konfliktet bilaterale tregtare, nuk mund të bëjnë asgjë për të zgjidhur pabarazitë shumëpalëshe. Bërja e presionit ndaj një prej shumë partnerëve tregtarë , pikërisht ajo që po bëjnë SHBA me Kinën, ka të ngjarë të marrë fund.

Me armëpushim tregtar apo jo, lufta ekonomike midis SHBA dhe Kinë-s tashmë ka filluar. Një armëpushim në betejën e tanishme nuk është gjë tjetër veçse një pauzë e mundshme politikisht në konfliktin e qëndrueshëm si Lufta e Ftohtë.

Kjo duhet të shqetësojë SHBA-në, e cila nuk ka një plan strategjik afatgjatë. Kina po. Ky është mesazhi i Sun Tzu në librin ‘Arti i luftës’: “Kur strategjia juaj është e thellë dhe largpamëse… mund të fitoni, para se të luftoni.”

Stephen S. Roach, ish-Kryetar i Morgan Stanley Asia, është autori i  Unbalanced: The Codependency of America and China.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!

Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”