MENU
klinika

Pse ky simbol?

“Sardele”/ E gjithë Italia kundër Salvinit

20.11.2019 - 16:00

Një lëvizje e re e quajtur “sardele” po lufton kundër forcës së djathtë të Italisë, Matteo Salvini në të gjithë vendin pas një fillimi spektakolar në Bolonjë javën e kaluar.

Ish-Ministri i Brendshëm Salvini u largua nga qeveria e parë e Kryeministrit Giuseppe Conte, në gusht.

Kjo qeveri formohej nga një aleancë midis parties së Salvinit dhe Lëvizjes 5-Yje (M5S). Salvini hodhi poshtë qeverinë dhe kërkoi “fuqi të plota” nga populli italian me një zgjedhje të parakohshme.

Por Lëvizja Pesë Yjet pranoi të bashkohej me armikun e saj për një kohë të gjatë, Partinë Demokratike të qendrës së majtë (PD), në një qeveri të dytë të udhëhequr nga Conte.

Si simbol të tyre kanë sardelet që i mbajnë në duar të pikturuar mbi letra e kartone.

Lindi si një lëvizje spontane e 4 të rinjve nga Bolonja, miq mes tyre, të cilët përmes rrjeteve sociale ftuan të  protestojnë kundër vizitës së Matteo Salvinit në qytetin e tyre.

Thirrjet në Facebook iu përgjigjën 15 mijë protestues që u mblodhën në Piazza Maggiore të Bolonjës dhe dy ditë më pas në Piazza Grande të Modenas.

Matteo Santori, një nga 4 të rinjtë ideuesit e kësaj lëvizje, deklaron se ata nuk kanë flamuj politikë, por janë kundër së djathtës populiste dhe veprojnë vullnetarisht e vetëm me efektet speciale të sloganeve me sardele, pa thirrje e ulërima në sheshe siç bën Matteo Salvini, por qëndrojnë të heshtur e të bashkuar si sardelet.

Pas Bolonjës e Modenas, kjo lëvizje po përfshin gjithë Italinë. Më 21 nëntor do të manifestojnë në Sorrento, më 30 nëntor në Napoli, më 1 dhjetor në Milano e më pas pritet të mbërrijnë dhe në Romë.

Lideri i Lidhjes, Matteo Salvini i është përgjigjur kësaj lëvizje me një post në rrjetet e tij sociale ku nën fotografinë e një maceje me simbolin e “Macet me Salvinin” Lidhjes ai shkruan: “Çfarë ka më të ëmbël e më të bukur se një kotele?”.