Frutat janë një nga ushqimet më të shijshme që natyra na sjell në dorë. Dhe një nga gjërat më të mira është se secili prej tyre është plot me përfitime për trupin tonë.
Ato na sigurojnë vitamina dhe minerale të cilat trupit i duhen në mënyrë që funksionojë sa më mirë.
Disa madje mund të na ndihmojnë për t’u përballur me një nga sëmundjet më delikate që ekziston: kanceri. Kanceri është një sëmundje e shpeshtë që merr shumë jetë njerëzish ccdo vit. Prandaj, do t’ju flasim për disa fruta anti-kancerogjene që duhet të përfshini në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje nga tani e tutje.
- Boronicat
Ndër frutat më të mira antikancerogjene janë boronicat, të pasura me antioksidantë. Më konkretisht, antioksidanti i pranishëm tek boronicat është antocianina. Antocianina, acidi elagjik dhe urolitet që formohen në boronica mund të ndihmojnë në minimizimin e dëmeve të radikaleve të lira në ADN, ccka mund të shkaktojë kancer.
Boronicat minimizojnë rritjen e qelizave të kancerit të gojës, zorrës së trashë, gjirit dhe prostatës. Vitamina C është një tjetër reduktuese e kancerit që gjendet me bollëk në këto fruta të vogla të shijshme. Kap radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, ndërkohë që pengon formimin e tumorit.
- Rrushi
Zë vendin e dytë në listën e frutave antitumorale dhe duhet ta shtoni në dietën tuaj sa herë të keni mundësi. Në cipën e tij rrushi përmban një përbërës natyral të quajtur resveratrol. Ky përbërës është më i pranishëm tek rrushi i kuq ose vjollcë.
Trajtimi i qelizave të kancerit të zorrës së trashë me kompozime të resveratrolit ka treguar se zvogëlon ndjeshëm e aktivitetin e ornitina decarboxylase. Kjo enzimë është ccelësi për rritjen e qelizave kancerogjene, kështu që sa më pak të ketë, aq më mirë.
- Avokadot
Duke qenë të pasura me yndyra të mira, ato bëjnë pjesë tek frutat antikancerogjene. Avokadot janë një burim i shkëlqyer i glutathione, një antioksidant i fuqishëm. Ndihmon në eliminimin dhe shkatërrimin e radikaleve të lira që normalizojnë ADN-në dhe mund të shkaktojnë rritjen e qelizave të kancerit.
Avokadot kanë edhe një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo e fundit mban larg radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, kështu pengon formimin e tumoreve.
Karotenoidet e gjetura tek avokadot (beta karton, alfakaroten dhe zeaxanthin) gjithashtu pengojnë rritjen e tumoreve të prostatës, gjirit dhe zgavrës së gojës.
- Ananasi
Një nga frutat e preferuara kundër kancerit, pa dyshim është ananasi. Ky frut ekzotik përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe ka aftësi të reduktojë ose eliminojë qelizat kancerogjene dhe të lërë vetëm qelizat e shëndetshme.
Bromelina është gjithashtu shumë anti-inflamatore dhe efektive në luftimin e dhimbjeve ekstreme. Kjo do të thotë që edhe ata që vuajnë nga artriti do të përfitojnë prej saj.
Efekti anti-inflamator dhe antkoagulant i bromelinës rrit imunitetin tuaj. Kjo e bën trupin tonë edhe më efektiv kundër kancerit.