Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dëshiron të informojë të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i datës 26.11.2019, që kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, që të kontaktojnë menjëherë shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.
Pasi të keni njoftuar zyrtarisht ndodhjen e ngjarjes së siguruar, një ekpert i shoqërisë së sigurimit do paraqitet në banesën e dëmtuar për të evidentuar dëmet. Bëni kujdes që njoftimi i shoqërisë së sigurimit të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit.
Ju mund të kontaktoni shoqërinë e sigurimit të adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodheni për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën Tuaj, si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.
Çdo shoqëri sigurimi ka një faqe zyrtare interneti, ku ka të publikuar adresat dhe mënyrat e kontaktit. Lista me shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, të cilat ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë me adresat përkatëse gjendet edhe në faqen e internetit të AMF-së.
Nëse keni marrë një kredi bankare Ju mund të kontaktoni dhe bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën Tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për çdo asistencë, problematikë apo ankesë vendos në dispozicion linjat e komunikimit si më poshtë:
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Adresa: Rruga “Dora D’istria” Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania
Numri i gjelbër: 0 800 69 69
Telefon: + 355 – (0) – 4 – 2257560
Email: [email protected]
Facebook: www.facebook.com/AlbaniaAMF/
Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/