MENU
klinika

Nga The Economist

Britania e 2019-ës: Trazira dhe “etje” për Brexit

23.12.2019 - 17:19

Britania ishte në kopertinën e The Economist 12 herë në vitin më të trazuar që nga referendumi i Brexit i vitit 2016.

Marrëveshja e Brexit, që Theresa May kishte negociuar me Bashkimin Evropian, u refuzua me 432 vota kundër.

Asnjë plan nga asnjë qeveri moderne britanike nuk është rrëzuar ndonjëherë me shumicë kaq shumë dërrmuese.

Si u përgjigj May? Duke provuar të njëjtën gjë përsëri. Më 13 Mars, vetëm dy javë përpara datës në të cilën Britania do të dilte nga BE, ajo e prezantoi përsëri marrëveshjen në Parlament, dhe përsëri deputetët thanë jo.

Dy javë më vonë, ajo njoftoi se do të largohej.

 

Deri në qershor ishte e qartë se kryeministri i ardhshëm do të ishte Boris Johnson, favoriti midis anëtarëve të Partisë Konservatore, i cili bindi deputetët skeptikë se ai kishte më shumë shanse për të fituar zgjedhjet.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në korrik, Johnson konfirmoi frikën më të madhe të kritikëve të tij duke pezulluar Parlamentin në mënyrë që të përpiqet ta ndalonte atë nga legjislacioni kundër mosmarrëveshjes.

Parlamenti miratoi një ligj që do ta detyronte Johnson të kërkonte një zgjatje të periudhës së bisedimeve për Brexit.

Kryeministri u poshtërua më tej në shtator kur Gjykata Supreme gjykoi se pezullimi i tij i parakohshëm i Parlamentit kishte qenë i paligjshëm. Deputetët u kthyen në punë ditën tjetër.

Më 12 dhjetor votuesit u përballën me një zgjedhje të pakëndshme midis premtimit të  Johnson për një Brexit të vështirë dhe zotimin e Corbyn për “rishkrimin e rregullave të ekonomisë”. Ishte një betejë mes qeverisë së re më jopopullore dhe udhëheqësit më jopopullor të opozitës.

Johnson fitoi dhe rezultati ka ribërë hartën politike të Britanisë.

Johnson, i cili filloi 2019 si një anëtar i një partie, fati i të cilë varej në fije të perit, e fillon vitin 2020 si kryeministri më i fuqishëm që nga koha e Toni Bler.

Megjithatë, ai mund të përballet me vështirësi për të mbajtur premtimin e tij zgjedhor për “të mbaruar Brexit”.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?