MENU
klinika

20 masa administrative 'paralajmërim'

Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet ushqimore

14.12.2019 - 16:57

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë pranë konsumatorëve me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në prag të festave të fundvitit.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë inspektuan 40 stabilimente të operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë shtazore, jo shtazore dhe produkte të mbrojtjes së bimëve.

Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur 20 masa administrative ‘paralajmërim’, janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara, si dhe janë marrë 3 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Gjithashtu nga drejtoria rajonale e AKU-së Tiranë, me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar 29 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum (mish dhe nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, produkte të ndryshme ushqimore etj).