MENU
klinika

"Do ta takoj"

“Datën për reformimin e qeverisë nuk e vendos Thaçi”

29.12.2019 - 14:34

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se Partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës.

Ka thënë se takimi do të ndodhë me Hashim Thaçin por data e formimit të Qeverisë do të përcaktohet pas marrëveshjes mes LDK’së e VV’së.

Albin Kurti ka vendosur të mos ngutet të formojë e propozojë mandatarin e Qeverisë pa e bërë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka vendosur të mos shkojë më në Kuvend dhe ta zë në befasi 28 deputetët e LDK’së.

Në një paraqitje publike, Kurti ka thënë se LDK ia përcakton datën e formimit të Qeverisë. E jo presidenti me ftesa për takime konsulatative.

“Pra, Presidenti i Republikës përcakton datën e konsitutimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë. Formimin e Qeverisë e përcakton tjertërkush. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës jo Presidenti i Republikës”, ka thënë ai.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të caktojë datën e formimit të Qeverisë pa e bërë propozimin partia fituese dhe pa u arritur marrëveshje mes dy partive.

“Duhet të takohemi dhe të bisedojmë. Edhe ne dojmë marrëveshje edhe populli do marrëveshje”, ka thënë ai.

“Le ta diskutojmë këtë dhe çështje tjera në takimin tonë të parë të radhës”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat