Greqia dhe Turqia i janë afruar një konflikti të armatosur pas përcaktimit të befasishëm të Turqisë për një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ) me Libinë, thonë ekspertët për Al Jazeera.
Një Zonë e tillë Ekskluzive Ekonomike i lejon vendeve me të drejta ekskluzive për të shfrytëzuar burimet natyrore përfshirë pasuritë minerale.
Ministri turk i energjisë, Fatih Donmez, ka njoftuar se, sapo marrëveshja të ratifikohet nga të dy palët, shpimet turke do të fillojnë të kërkojnë atje për naftë dhe gaz.
Megjithëse Marina Helene as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon, dy ekspertë i kanë thënë Al Jazeera se Greqia ka dërguar forcat detare në zonën e diskutueshme në juglindje të Kretës.
“Nëse paraqitet një shpim nga ana e Turqisë, anijet tona do të ndërmarrin veprime kundër saj, dhe kjo mund të çojë në një konfrontim të armatosur, sepse këto anije shoqërohen me anije detare. Dhe sigurisht që përfundimisht mund të çojë në një luftë”, thotë një diplomat veteran me kusht të anonimitetit,.
“Ne po përgatitemi për të gjitha ngjarjet në të gjitha nivelet”, i tha të enjten Sky News, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panayotopoulos.
Shefi i shtabit të marinës, Admirali Nikos Tsounis, shtoi: “Ne nuk do të presim që dikush të vijë dhe të na ndihmojë. Çfarëdo që bëjmë, ne do t’a bëjmë vetëm”.
Greqia dhe Turqia kanë ndjekur një seri masash për ndërtimin e besimit që nga viti 1987, kur këto shtete gati u futën në luftë për eksplorimin e hidrokarbureve në Detin Egje.
Që nga viti i kaluar, katër anije eksploruese turke kanë kërkuar naftë dhe gaz në ujërat e kufizuar nga Qipro si EEZ e saj në një seri traktatesh ndërkombëtare me fqinjët.
BE dhe SHBA e kanë quajtur të paligjshëm eksplorimin e Turqisë në EEZ në Qipro dhe i kanë thënë Ankarasë të ndalojë.
Greqia ka dërguar anije luftarake në Kretë pasi Turqia dhe Libia nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme që ndan detin.